Tërmeti lëkund sërish Shqipërinë

Një tjetër tërmet ka lëkundur vendin tonë, vetëm pak minuta më parë.

Raportohet se lëkundjet ishin 3.5 ballë të shkallës Rihter.

Nga të dhënat e para mësohet se epiqendra ishte 36 kilometra në jug të Tiranës, 10 km në veri-perëndim të Lushnjes.

Gjatë ditës së sotme në vend ka pasur edhe disa lëkundje të tjera.

Mësohet se tërmeti më i fortë është regjistruar në Cërrik, me magnitudë 4.5 të shkallës rihter, në orën 01:26, ndërsa përgjatë gjithë natës janë ndjerë lëkundje të vogla në Belsh dhe Fier.

Për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar në njerëz dhe as dëme materiale.


Shtuar 24.09.2020 16:03