48-vjeçari shkodran gjendet i vdekur në banesë

Një 48-vjeçar është gjetur sot pa shenja jete në Shkodër.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:20, në lagjen “Naim Gjylbegu”, Shkodër.

Dyshohet se  shtetasi A. Xh., 48 vjeç është vetëvrarë më armë gjahu.

Arma e gjahut është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Albeu.com/


Shtuar 24.02.2023 13:59

Tags: