PS miraton në parim projektligjin për kanabisin, debat te “Ekonomia”, PD: Nuk na keni dhënë informacion të detajuar

Mbledhja e Komisionit për Ekonominë dhe Financat po zhvillohet me tensione, pasi vetëm me votat e mazhorancës u miratua në parim projektligji për legalizimin e kanabisit mjekësor.

Opozita kërkoi që projektligji të mos votohet, pasi ata pretendojnë se nuk kanë informacionin e duhur mbi këtë projektligj.

Deputetja Jorida Tabaku i kërkoi relatorit të komisionit, Eduart Shalsit që të mos votohet ditën e sotme, pasi kërkojnë më shumë informacion nga qeveria për zhvillimin ekonomik që do ketë sektori në të ardhmen.

Pjesë nga debati

Tabaku: Se hedh për votim nëse s’kemi marrë informacione.

Shalsi: Kush është dakord për ligjin në parim

Tabaku: Mos na detyro të ngrihemi se ngelesh pa kuorum

Shalsi: Mos i bëj kështu

Tabaku: E di ca roli ka opozita, do flasim

Shalsi: Kërcënime të tipit që po u lëmë pa kuorum, po u them që po e votojmë ligjin në parim dhe në tërësi. Po miratohet

Tabaku: Shalsi me jep fjalën për procedurë. Ke ardhur i freskët nga konkursi i shahut. Shlasi më duket e papranueshme që të thuash jeni kundër dhe s’kemi për të folur fare. Me konstruktivitetin maksimal duke licencuar të gjitha, i kemi bërë pyetjet dhe kemi kërkuar informacion. Nuk më duket normale kjo mënyrë e drejtimit të komisionit. Nuk e hedh dot ligjin për ndryshim pa u sqaruar ne akoma. Kjo është hera e parë që ky kom diskuton ekonomi të re dhe informacioni që ne kemi është i mangët. Nuk ka asnjë informacion për zhvillimin ekonomik që do ketë sektori në të ardhëm. Qeveria shqiptare për herë të parë ka sjell një ligj që thotë do hapim një sektor dhe s’kemi informacion.

Shalsi: Nuk është hera e parë që marrim përsipër të votojmë një ligj në parim pa pasur informacion. Ju deklaroni që do jeni kundër, pra çfarë do që t’iu thuhet do jeni kundër.