Arrestohet ish-zyrtari i Tatimeve, ngacmoi seksualisht një 25-vjeçare, e reja dërgohet pa ndjenja në spital

Një 25 vjeçare punonjëse në një subjekt privat është dërguar pa ndjenja një ditë më parë në spitalin e Pogradecit.

Pas referimit të ngjarjes nga mjekët në polici, kjo e fundit ka nisur hetimet dhe ka marrë në pyetje vajzën pasi ajo ka deklaruar se ishte ngacmuar seksualisht në vendin e saj të punës nga shtetasi Arian Mema.

E reja vuan nga epilepsia dhe si pasojë e shqetësimit kishte humbur ndjenjat, e gjithë ngjarja kishte ndodhur teksa Mema ka qenë duke montuar panele diellore në subjektin ku vajza punonte si pastruese.

Pas të gjitha deklarimeve të 25 vjeçares, policia ka vënë në pranga 55 vjeçarin.

Arian Mema është i njohur për policinë pasi për një ngjarje të tillë është akuzuar edhe në 2020, kur punonte si inspektor tatimesh në Drejtorinë e Tatimeve të Korçës.

Pas arrestimit të atëhershëm ai u shkarkua nga puna dhe punonte në sektorin privat.


Shtuar 23.07.2023 22:32