Një rastësi e bukur e fatit? Publikohet audioja ku Luizi këndonte për Kiarën vite më parë (VIDEO)

“Në sy u pamë me ty sot jam…” kënga e Luizit për Kiarën ka qenë një nga hitet e muajve të fundit.

Mirëpo, për ‘Kiarën’ Luizi paska kënduar edhe më parë. Jo për Kiara Titon e tij, por duket se e paska manifestuar një partnere me emrin Kiara.

Thënë kjo, shoku i tij, Jon Ndoja ka shpërndarë në Instagram një video të shkurtër, ku Luizi dëgjohet duke kënduar një këngë italiane, të titulluar “Chiara”.

Kënga është kënduar nga Luizi vitë më parë dhe në tekstin e saj thuhet mes të tjerash:

“Chiara të kujtoj ty vajzë e vogël,

Chiara që këndonte në shkallë

Chiara me gishtat brenda hundës

Chiara…

Chiara që ëndërronte me sy hapur

Chiara që u besonte shakave,

Chiara që pinte duhan fshehurazi

Chiara”


Shtuar 13.04.2023 10:20