Shkrumbohet nga flakët banesa, 3 bombula gazi brenda objektit

Një banesë është përfshirë nga flakët si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi në fshatin Vloçisht të Maliqit.

Zjarrfikësja ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke izoluar flakët, ndërkohë fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Janë regjistruar dëme materiale brenda në banesë ndërsa mësohet se kanë qenë 3 bombula gazi në banesë.


Shtuar 21.08.2020 09:36