Genc Fuga kalon vështirësitë shëndetësore, shoqëron vajzat në ditën e parë të shkollës (FOTO)

Aktori i njohur Genc Fuga e ka kaluar momentin e vështirë shëndetësor që kaloi pak kohë më parë, ndërsa është para shumë i lumtur sot duke shoqëruar vajzat e tij në ditën e parë të shkollës.

Kujtojmë që Fuga iu nënshtrua një operacioni mjaft delikat para kohë më parë, pasi goditja  që posoi në tru po i rrezikonte jetën.

Ishte bashkëshortja e tij Enirieta Fuga e cila kërkoi ndihmën e shqiptarëve, pasi për operacionin nevojiteshin 19 mijë euro.

Por mesa duket gjithçka e keqe është lënë pas dhe aktori po vijon i qetë dhe i lumtur jetën pranë familjes së tij.


Shtuar 11.09.2023 18:02