I riu dhunoi dhe tërhoqi zvarrë të moshuarin në Fier, reagon policia: Autori u shoqërua në komisariat

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme në Fier, ku një i ri dhunoi dhe tërhoqi zvarrë nj të moshuar.

Në lidhje me aktin e rëndë ka reaguar edhe policia, e cila bën me dije se i riu është shoqëruar në komisariat. Ndërkohë dyshohet se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor.

“Ditën e sotme, është paraqitur për të bërë kallëzim shtetasi O. T., 69 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka deklaruar se e kishte goditur me grushte, një shtetas që nuk e njihte.

Menjëherë pas kallëzimit, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e këtij shtetasi, në Komisariat.

Në përfundim të veprimeve të para procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin E. H., 29 vjeç, banues në Behaj, Mallakastër, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, bën me dije policia.


Shtuar 15.06.2023 19:27