“Vjedhje masive e fondeve për zgjedhjet e 14 majit”, Shehu: Paratë po ia jepni patericave të Ramës

Deputeti Tritan Shehu kritikoi sot qeverinë se paratë e fushatës per zgjedhjet e 14 majit  po ndahen në favor të kryeministrit Edi Rama. Ai tha se paratë po i jepen paterivace të Ramës.

“Keni një projekt vendim për fondet. Vjedhje masive, mund të kalojë kjo çështje pa u diskutuar në parlament. Është krijuar një situatë e tillë ku po përfitohen paratë nga ca paterica, është një mashtrim i atyre dhe një vjedhje e qeverisë për ti paguar ata”, tha Shehu./albeu.com/.


Shtuar 13.04.2023 10:40