Era e fortë dhe moti i keq pezullon lundrimet në Vlorë

Kapiteneria e Portit të Vlorë për shkak të motit të keq të shoqëruar me erë të fortë ka vendosur pezullimin e lundrimit.

Trageti i linjës Vlorë Brindisin dhe të gjitha mjetet e vogla të lundrimit janë urdhëruar që këtë të premte të mos lëvizin.

Mësohet se era e fortë me drejtim jug-perëndim ka ndikuar në rritjen e forcës së detit. Ajo rezulton 7 ballë.

Ndërsa sinoptikanët kanë njoftuar se normaliteti do të kthehet ditën e shtunë.


Shtuar 6.03.2020 12:31