Përplasen dy makina gjatë natës në Shëngjin, një i lënduar

Një aksident rrugor ka ndodhur në mesnatë në Shëngjin në zonën e Kunes.

Burime bëjnë me dije se janë përplasur dy makina, e për rrjedhojë ka mbetur një person i lënduar.

I lënduari është dërguar në spitalin e Lezhës. Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit./albeu.coom/


Shtuar 28.07.2023 09:28