Ndërron jetë zyrtari në Kosovë

Anëtari i kryesisë së degës së LDK-së, Shyqeri Mehmeti ka ndërruar jetë. Lajmin e hidhur e ka konfirmuar ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj me anë të një shkrimi në Facebook.

“Paska ndërruar jetë veprimtar i devotshëm i LDK-së dhe i çështjes kombëtare, Shyqeri Mehmeti. Shyqeri Mehmeti ishe disa vite kryetar i nëndegës së VI, si dhe shumë vite anëtar i kryesisë së degës së LDK-së në Ferizaj, një veprimtar i palodhshëm i situatave të vështira, njeri i drejtë dhe i guximshëm.

Ishte disa mandate drejtor i Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj, me ç’rast u shqua si menaxher dhe organizator i mirë, duke u dalë në ndihmë të gjithë atyre që patën nevojë për shërbimet e këtij institucioni”, shkroi ai.

Nuk dihet ende shkaku që i mori jetën zyrtarit kosovar.


Shtuar 12.05.2020 13:47