Drejt finales, Sara Hoxha flet troç: Kledi Kadiu mban me hatër Elhaida Danin (VIDEO)

Dancing With The Stars po shkon drejt fundit dhe si në çdo reality show me konkurrent dhe eliminime tashmë gjakrat duken se janë ndezur dhe konkurrentët nuk kursehen më në deklaratat e tyre.

E ftuar së fundmi në “Më ler të flas” Sara Hoxha tha troç se mendon se Kledi Kadiu, kryetari i Jurisë mban me hatër Elhaida Danin.

Kjo nuk është “përplasja” e parë mes Sarës dhe Elhaidës. Edhe më parë Sara është shprehur se Elhaida është e avantazhuar në këtë spektakël prej profesionit të saj

Gjatë intervistës Sara është pyetur nga binjakët rreth eksperiencës së saj në “Dancing with the Stars” dhe konkurentët e tjerë.

Binjakët: Cili është çifti më i dobët sipas teje në “Dancing With The Stars”?

Sara: Mbase Islin nuk e shoh shumë në finale por nuk e di se çfarë do bëjë ai edhe këto dy, tre javë që kanë ngelur.

Binjakët: Kë mban me hatër juria?

Sara: Unë ndonjëherë mendoj që Kledi mban me hatër Elhaidën.

Binjakët: Kush mendon se do të jetë në finalen e “Dancing With The Stars”?

Sara: Mendoj që do të jetë Elhaida dhe Arditi.

Binjakët :A mendon se do të jetë edhe vetëm finaliste?

Sara: Po, patjetër edhe unë do të jem në finale. Mund të jetë Megi, Isli, Salsano ose Julka nuk e di.

`