“Plumbat kaluan nëpër makinë”, ekipi i Sky News zihet në pritë nga forcat ruse (VIDEO)

Duke raportuar nga Kievi, një ekip i Sky News u zu në pritë nga një skuadër zbulimi diversante ruse në fillim të kësaj jave ku për pak sa nuk arriti të dilte i gjallë.

Vetëm 30 km nga qendra e Kievit, një vend i qetë në fshat u bë shpejt një fushë beteje pasi makina me të cilën po udhëtonte grupi me pesë persona u bë objektiv i plumbave rusë.

“Më kujtohet se pyesja veten nëse vdekja ime do të ishte e dhimbshme,” shkruan korrespondenti Stuart Ramsay.

“Dhe më pas u godita në pjesën e poshtme të shpinës”.

Shikoni KËTU pamjet e frikshme të sulmit.


Shtuar 4.03.2022 22:51