Zjarr në fshatin Dars të Klosit, flakët afër banesave

Një vatër zjarri është shfaqur pasdigten e sotme në fshatin Dars të Bashkisë së Klosit.

Flakët kanë përfshirë një masiv me dyshqe lisi dhe ndodhen shumë pak metra larg banesave.

Përhapja e tyre favorizohet nga era, ndërsa për shkak të terrenit është e vështirë ndërhyrja nga ana e zjarrfikësve.

Nuk dihen nëse zjarri është aksidental apo i qëllimshëm, ndërsa duhet thënë se vera që lamë pas ka shënuar numrin dhe dëmet më të vogla të viteve të fundit nga rënia e zjarreve në masivet pyjore të larta dhe të ulta./Albeu.com

 


Shtuar 11.09.2023 20:24

Tags: