Meta prezanton planin me 6 pika të PL për strehimin e qytetarëve

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka shpalosur mbrëmjen e sotme programin e partisë që ai drejtonpër srehimin e banorëve të Tiranës.

Gjatë fjalës së tij në “tryezën e strehimit”, Meta theksoi se qeveria dhe kryebashkiaku i Tiranës nuk kanë menduar në asnjë moment për qytetarin por vetëm për xhepat e tyre dhe të oborrtarëve që i rrethojnë.

Ai prezantoi edhe planin e PL-së për strehimin e qytetarëve, me anë të rritjes së përfituesve që do të marrin ndihmë të drejtpërdrejtë nga BAshkia e Tiranës pas 14 majit.

Pamundësia për strehim është një plagë e rëndë sociale, duke u kthyer në një nga arsyet themelore për largimin masiv të qytetarëve tanë në emigirim.

Sepse, për çfarë përspektive mund të flasim për një familje të re, e cila nuk siguron dot një strehë për të rritur fëmijët?

Ku edhe ata që ja dalin, kanë kosto të jashtëzakonshme, janë peng të mikrokredive dhe borxheve.

Duhet të paktën një pagë mujore mesatare, për të përballuar koston e qirasë, apo të kësteve të kredisë.

Kostoja e blerjes së apartamentit, është rritur ndjeshëm, bashkë me kostot e jetesës, nga rritja e çmimeve dhe mosrritja e pagave.

Varfëria është thelluar për të gjitha kategoritë e shoqërisë, ndërsa strehimi, qoftë me Qira apo për të Blerë, është shtrenjtuar ndjeshëm, duke u bërë i papërballueshëm për familjet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Një familje me të ardhura mesatare, i duhen mesatarisht 30 vjet për të blerë një shtëpi.

Qeveria Rama nuk e ka zgjidhur problemin e strehimit, edhe pse Shqipëria është betonizuar masivisht vitet e fundit. Mjafton të shikojmë situatën në Tiranë.

Nga viti 2016 deri në vitin 2022, mbi 7 milionë metra katrorë leje ndërtimi janë dhënë në Tiranë, ndërkohë kemi në kryeqytet mijëra apartamente të pashitura, pasi ndërtimi nuk po përdoret si mekanizëm strehimi.

Përkundrazi, po përdoret për pastrimin e parave të pista, gjë që është vënë në dukje dhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit, si dhe Parlamenti Europian.

Njëkohësisht, fondi 3% i banesave, pra që synon banesa të gatshme që u merren ndërtuesve të cilët marrin leje për sipërfaqe mbi 2000 m2, për t’ja dhënë qytetarëve si banesa sociale, nuk ju është vendosur ne dispozicion qytetarëve, për shkak të pazareve që bëjnë me ndërtuesit, dhe qytetarët i keni parë se si nxirrën nga shtepitë me forcë dhe rrinë rrugëve.

Rreth 25 mijë metra katrorë nga këto që Bashkia e Veliajt duhet ti merrte sipërfaqe banimi të ndertuara, nuk ja ka marrë ndërtuesve dhe aq më keq, u ka lejuar dhe pazaret me para, duke shkelur haptaz Nenin 19 të ligjit 22/2018, “Për Strehimin Social”.

Ne si Parti e Lirisë e kemi çuar këtë çështje në SPAK.

Aktualisht qeveria dhe pushteti vendor së bashku, pa llogaritur fondet për rindërtimin nga tërmeti, planifikojnë për vitin 2023, vetëm rreth 878 milionë lekë të reja, ose, 7.6 milionë Euro, për subvecionimin e qirave të banesave dhe për investimet për strehim sociale.

7.6 milionë Euro, do të mjaftonin vetëm për blerë 100 apartamente me kosto 700 Euro m2, me sipërfaqe 100 m2.

Ose, për subvencionimin e qirasë mujore për gati 2000 familje.

Bashkia e Tiranës, për vitin 2023 planifikon 222 milionë lekë, ose 1.9 milionë Euro.

Nga këto, vetëm 80 milionë lek, ose 700 mijë Euro, janë politikë sociale për strehim, për bonus strehimi për familjet në nevojë. Ndërsa 140 milionë lekët e tjera, nuk kanë të bëjnë me politikë sociale strehimi, por janë për familjet që preken nga zbatimi i projekteve të rehabilitimit në rastin e lumit të Lanës, të lagjes 5 Maji, të rindërtimit në Kombinat dhe të segmentit Komuna e Parisit – Rruga e Kavajës.

Partia e Lirisë nisur nga vullneti politik i saj për të adresuar këtë problematikë të rëndë sociale, si dhe nga eksperiencat e vendeve të Bashkimit Europian, në lidhje me politikat e strehimit, propozon një sërë masash politike, të mundshme, duke ju referuar mesatares të financimit të programeve të strehimit të këtyre vendeve europiane.

Politikat Sociale të Strehimit të Partisë së Lirisë

Do fokusohen në programet e subvencionimit për përfitim për strehim, por njëkohësisht dhe për investim për ndërtimin e banesave sociale.

1.Programi i subvencioneve apo perfitimit per strehim te zgjerohet jo vetem per qirate dhe për interesin e kredisë, por dhe për të reduktuar kostot e strehimit, si të ngrohjes etj, dhe niveli i financimit te rritet ne masen  100 Milionë Euro, që i bie të jetë 0.56% e PBB, (barabarte me mesataren europiane).

2.Programi i investimeve për ndërtimin nga shteti te banesave sociale te zgjerohet per tu fokusuar jo vetem per kriterin e te ardhurave, por të përfshihen edhe grupe specifike qe kanë nevoja të veçanta strehimi, psh. familjet e reja, prindërit e vetëm, personat me aftësi të kufizuara ose me probleme shëndetësore, të moshuarit si dhe studentet. Financimi i këtij programi te rritet ne masen 50 Milionë Euro, rreth 0.28% e PBB (barabarte me mesataren e financimit te programeve kryesore me vendet e BE –së).

3.Totali i fondit per politikat e strehimit te arrije ne nivelin e 0.84% e PBB, ose rreth 150 Milionë Euro, per dy programet e mesiperme nga 0.05% e PBB qe eshte aktualisht.

Për Bashkinë e Tiranës e cila mban problematikën më të madhe për çështjen e strehimit social në rang kombëtar, propozojmë:

4.Të rritet fondi nga buxheti i shtetit dhe bashkëfinancimi i Bashkisë për politikat sociale të strehimit (subvencione dhe investime) në nivelin e 30% të totalit të financimit qe propozohet ne nivel kombetar në rreth  33 milion Euro çdo vit, vetem per bashkine e Tiranes, nga 0.7 milion Euro që është aktualisht buxheti për strehim social në Bashkinë e Tiranës.

5.Të përmirësohet modeli i shperndarjes se fondit te qeverise qendrore ne formen e transfertes se kushtezuar për strehimin, e llogaritur sipas kritereve të zbatuar nga Ministria e  Financave ne rastin e granteve te tjera.

6.Në Bashkinë e Tiranës, duhet të krijohet zë i veçantë në Buxhetin e Bashkisë, për fondet  e nevojshme për strehimin e familjeve, banesat e të cilëve prishen për shkak të zbatimit të projekteve të interesit publik. Duke mos i trajtuar më si strehim social, por si garatim i domosdoshëm për strehimin e familjeve që preken nga programet urbanistike. Fondet për bonusin e tyre të strehimit të përballohen nga të ardhurat e taksës së ndikimit në infrastrukturë.

Me këto politika sociale të strehimit, të cilat 20-fishojnë numrin e përfituesve, do të krijohet përkujdesja e nevojshme që mungon aktualisht”, deklaroi Meta.

/AlbEu.com/


Shtuar 13.04.2023 19:02