E dënuar për prostitucion, arrestohet në doganën e Kapshticës 30-vjeçarja

Një 30-vjeçare e dënuar me 3 muaj burg për prostitucionin është vënë në pranga nga policia ditën e sotme në Fier.

Vendimi për shtetasen A.P, është marrë nga Gjykata e Tiranës më datë 15.01.2021.

Njoftimi i policisë:

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, bënë ndalimin e shtetases në kërkim A. P., 30 vjeçe, banuese në Fier, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin e datës 15.01.2021, e ka dënuar këtë shtetase me 3 muaj burg për veprën penale “Prostitucioni”.