Pezullohet nga detyra shefi i Trafiqeve të Paligjshme në Elbasan (EMRI)

Është pezulluar nga detyra shefi i Trafiqeve të Paligjshme në Elbasan.

Pezullimi i 38-vjeçarit Ulian Shpataraku, punonjës policie, është bërë në kuadër të një procedimi penal të vitit 2022, ndjekur nga AMP Elbasan nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit.

Oficeri dyshohet se në shpërdorim të detyrës, me veprime në kundërshtim me ligjin nuk ka kryer ndalimin e një shtetasi të shpallur në kërkim, që ndodhej i shoqëruar në ambientet e DVP Elbasan./albeu.com/