I “shpëtoi” jetën Eriksenit në Kampionatin Europian 2020, Kjaer merr çmimin e veçantë

Ataku kardiak që pësoi Cristian Eriksen në Kampionatin Europian 2020 në ndeshje që Danimarka luante kundër Finlandës është ngulitur në mendjen e të gjithë, si një nga ngjarjet më të dhimshme që mund të ketë ndodhur në futboll.

Për disa minuta ish-mesfushori i Interi luftoi me jetën dhe nëse sot është mirë, kjo sigurisht është edhe falë kapitenit të Danimarkës, Simon Kjaer, i cili menjëherë kur pa shokun e tij në tokë vrapoi për t’i dhënë ndihmën e parë.

Një gjest për t’u vlerësuar ky nga mbrojtësi i Milan, i cili me plot gojën mund të themi se i shpëtoi jetën Eriksenit. y veprim i mbrojtësit të Milan, bëri që ai të fitonte çmimin “Hall of Fame” në futbollin italian, dedikuar Davide Astorit, legjendës së Italisë dhe Milan.

“Më kujtohet Davide në fushë dhe ndërhyrjet e tija fine. Pioli më ka folur shumë për të. Për mua kjo është një mundësi që të nderoj emrin e tij.

Disa gjëra dhe disa momente të asaj dite do të qëndrojnë me mua përgjithmonë. Megjithatë, duhet të them se e kam mbyllur atë kapitull dhe nuk kam shumë dëshirë të flas për të”, theksoi pas marrjes së çmimit Kjaer.