Atentati mafioz ndaj dy biznesmenëve në Laç, vihet në pranga një tjetër i dyshuar

Një operacion policor është zhvilluar pak pas mesnate në Astir ku edhe është arrestuar Ilir Xhepaj, ose Ilir Lika, i shpallur në kërkim për vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit më 30 maj 2020 në Laç. Rreth orës 00.30 shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin në bashkëpunim me shërbimet e FLO Tiranë bënë të mundur kapja e Ilir Xhepajt.

Xhepaj kishte më pak se tre muaj që ishte liruar nga burgu për grabitje, dhe jetonte mes Tiranës, Laçit dhe Kurbinit. Ai tashmë ndodhet ne dhomat e shoqërimit për veprime te mëtejshme.

Ilir Xhepaj u shpall në kërkim bashkë me Klaudio Perkolën dhe Elson Alijan, të tre nga Kurbini si bashkëpunëtorë në vrasjen e dy biznesmenëve në Laç. I arrestuar ndodhet dhe i dyshuari si autori kryesor, Eduart Lamaj.


Shtuar 28.06.2020 06:41