Përhapja e Covid-19 te Tottenham, Conte: E çuditshme dhe situatë të tillë

Deklarata të tjera nga Antonio Conte mbërrijnë nga konferenca për shtyp në prag të ndeshjes kundër Rennes në Ligën e Konferencës:

“Situata është e çuditshme dhe absurde, më trishton sepse e gjej veten këtu duke folur për futbollin, lojtarët e mi dhe atmosferën që kam. do të doja të gjeja nesër, në vend që të flisja për njerëzit që kanë Covid”.

Për çështjen e vaksinës ai tha: “Unë mendoj se të gjithë kanë marrë vendimin më të mirë dhe për miratimin e vaksinimit brenda ekipit mendoj se kjo është një pyetje për departamentin mjekësor”.

Ndërkohë, te Tottenham kanë rezultuar 6 lojtarë me Covid-19 si dhe 2 pjestarë të stafit. /albeu.com/


Shtuar 8.12.2021 16:33