Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në në autostradën Milot-Fushë Krujë.
Aksidenti ka ndodhur në mbikalimin e Patokut.
Burimet bëjnë me dije se janë përplasur dy makina e për pasojë janë plagosur 6 shtetas.
Dy drejtuesit, Xh.T dhge R. M, si dhe pasagjerët që ndodheshin në makinat e tyre janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të traumës në Tiranë për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/