I pafat Rey Manaj, shënon gol dhe lë fushën për shkak dëmtimi

Rey Manaj ndoshta ishte në momentin më të mirë të karrierës së tij teksa bëri një debutim ëndrrash me Barcelonën A ku shënoi një het-trick.

Performancë ajo që bëri Koeman ta fuste titullar në ndeshjen e sotme ndaj Gironas, ku sërish lushnjari tundi rrjetën në minutën e 24′, por u detyrua të linte fushën në fundin e pjesës së parë për shkak të një dëmtimi.

Ende nuk dihet se sa i rëndë është dëmtimi  i sulmuesit i kombëtares shqiptare, por të gjithë shpresojmë që ai mos ketë gjë serioze dhe të luaj shancet e tij për të qenë pjesë e ekipit të parë gjatë githë sezonit, pasi nisja ishte më shume se fantastike. /albeu.com/


Shtuar 24.07.2021 19:54