Kryetarja e re e KLP: Më hapin barkun shqiptarët që vendosin në foto profili flamurin ukrainas

Mirela Bogdani, kryetarja e re e KLP-së që u zgjodh si zëvendësuese të Gent Ibrahimit, ka reaguar në lidhje me luftën në Ukrainë duke shprehur qëndrimin e saj.

Bogdani shkruan se Ukraina është një vend i kirjuar nga rusët dhe me territore të aneksuara nga vende fqinje si Polonia, Rumania dhe Çekosllovakia.

Statusi i Bogdanit

Meqë nuk ngeli artist, sportist, poet apo politikan mediokër (me njohuritë e tyre modeste mbi historinë dhe gjeopolitikën) pa dhënë mend dhe pa bo “analiza” për luftën në Ukrainë, po i them dhe unë nja dy fjalë si me ca njohuri në këto fusha. Përtej faktit të dënueshëm të sulmit apo pushtimit të një vendi nga një tjetër, që tingëllon totalisht obsolete dhe absurde në shek e 21-të, motiveve të tij (Donbasi, NATO etj) apo debateve mbi sovranitetin (aktuale dhe në politikën albaneze të kohëve të fundit), Ukraina është një “made up” state i krijuar kryesisht nga rusët dhe sovjetikët (harta 1), duke shtuar sipërfaqen e saj me territore të aneksuara nga shtete fqinjë si Polonia, Rumania, Çekoslovakia, dhe më e fundit nga Rusia – Krimea, të cilën Hrushovi ja bëri dhuratë vendit të tij (harta 2), duke arritur të bëhet kështu vendi i dytë më i madh i Europës për nga territori. Personalisht më hapin barkun që nga klishetë infantile të fotove të profilit me flamurin ukrahinas dhe indinjata e madhe e il popolo albanese që i ka hallet e problemet kapicë brenda vendit e merret me Rusinë e Ukrainën, e deri te fotot-shoë “alla heroi të luftës çlirimtare” me veshje militare të ish aktorit komik (sot President i vendit) apo të ish boxierit me mitraloz (sot Kryetar i Bashkisë së kryeqytetit)…se harrova dhe miss-in me kallashnikov me reçipeta –  modele “inspiruese” për gjithë armatën e mediokërve! Keqardhje vetëm për të vrarët nga ushtarët e të dy palëve dhe popullsinë civile, se liderët e vet që i çuan në kët mynxyrë shpejt do ulen dhe do shtrëngojnë duart diplomatikisht me ndonjë marrëveshje, pas së cilës all ëill be happy (përfshi dhe ustallarët perëndimorë)!/albeu.com


Shtuar 3.03.2022 14:00