Shkoi në protestë, Gjuzi goditet me vezë dhe ofendohet nga protestuesit (VIDEO)

Deputeti i opozitës Parlamentare Kujtim Gjuzi ka shkuar në mbështetje të qytetarëve dhe artistëve që janë mbledhur pranë Teatrit Kombëtar për të kundërshtuar shembjen e saj.

Por ajo që ka ndodhur në fakt ka qenë se ai është përzënë nga qytetarët dhe aktivistë duke i thirrur në turmë ‘Turp, turp, turp’, duke mos e pranuar në radhën e protestuesve.

Madje ata i kanë kërkuara atij që të dorëzoje dhe mandatin që ka marrë pas braktisjes së kuvendit nga opozita. Protestuesit shfaqen mjaft të irrituar duke i kërkuar largimin Gjuzit.


Shtuar 17.05.2020 07:21