Kroacia bllokohet nga Rusia (FOTO LAJM)

Kroacia nuk ka arritur të nxjerrë më tepër se një pikë në udhëtim ndaj Rusisë sonte, në ndeshjen e Grupit H të eliminatoreve për Botërorin 2022.

Ndonëse kroatët kishin më tepër topin në posedim dhe më tepër raste shënimi në fund arritën të nxjerrin vetëm një pikë.

Në dy ndeshjet tjera të Grupit H të zhvilluara të mërkurën mbrëma, Malta triumfoi 3:0 në shtëpi ndaj Qipros, ndërsa Sllovenia barazoi 1:1 në shtëpi me Sllovakinë.

Në Grupin F, Danimarka ka fituar 2:0 në shtëpi ndaj Skocisë, ndërsa Izraeli triumfoi thellë 4:0 si mysafir i Ishujve Faroe.


Shtuar 1.09.2021 23:16

Tags: ,