Tronditet serish Shkodra, vritet me kallashnikov një i ri 25-vjeç! Policia prangos autorin

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Bardhaj të Shkodrës.  Mësohet se një person ka humbur jetën.

Viktima ështē Emiljan Ndou 25 vjeç. Nderkohë qe policia ka vënë në pranga autorin, Mark Kodra,  47-vjeçar.

Njoftimi i policisē:

Shkodër

Vrau me armë zjarri për motive të dobta 25 vjeçarin, Policia  vë në pranga autorin.

Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov me të cilën dyshohet se autori kreu krimin.

Në fshatin Bardhaj, në afërsi të një kalçetoje, dyshohet se një konflikti për motive të dobta shtetasi  M.K, 47 vjec, banues ne fshatin  Bleran Bardhaj,  ka vrarë me armë zjarri shtetasin E.N, 25 vjeç, banues ne Bleran Bardhaj.

Falë reagimit në kohë dhe  veprimeve të  shpejta e profesionale të kryera nga Policia, u bë e mundur  identifikimi dhe kapja brenda pak minutash  e autorit të dyshuar të vrasjes.

Grupi hetimor  nën drejtimin e Prokurorisë po punon pēr sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë  të kësaj ngjarjeje.


Shtuar 29.05.2021 01:16