“Jemi familje dëshmori”, flet nëna e policit “skifter” që u arrestua në Itali: S’ka lidhje me lajmin, ndodhet në Gjermani

Familjarët e Klisman Nikollit, efektivit 27-vjeçar i cili u përjashtua nga Policia e Shtetit mohojnë lajmet e mediave italiane për arrestimin e tij në Itali për vjedhje.

Nëna e 27-vjeçarit, Gjelina Nikolli deklaroi për “Balkanweb” se i biri ndodhet në Gjermani dhe nuk ka asnjë lidhje me atë që shkruajnë mediat italiane.

“Ne jemi familje dëshmori. Janë të gjitha gënjeshtra, shpifje e intriga të keqdashësve të familjes Nikolli. Dje kam folur me djalin, më tha që ndodhet në Gjermani te nipi,” tha ajo.