Berisha: PD nuk vjen kurrë në pushtet me Bashën, duhej të largohej pas humbjes së dytë

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në “Zonë e Lirë” ka thënë se PD me Lulzim Bashën në krye nuk do të vijë kurrë në pushtet.

Ai gjithashtu tha se pas humbjes së dytë të zgjedhjeve vendore, duhej të kishte dhënë dorëheqjen.

“Basha pas humbjes së dytë, duhet të largohej. Me Bashen në krye, PD nuk vjen kurrë në pushtet. Eshtë broken lider,”, tha Berisha.

Kujtojmë se marrëdhënie mes Berishës dhe Bashës janë krisur prej mbrëmjes së djeshme, ku ky i fundit e përjashtoi ish-liderin demokrat nga grupi parlamentar i PD-së/albeu.com


Shtuar 10.09.2021 22:13

Tags: , ,