“Nuk ke b*** të shënosh”, Shaqiri i mëson futbollin portierit në MLS

Xherdan Shaqiri nuk e njeh presionin. Ylli kosovar i dha një leksion futbolli portierit të Minnesota United, gjatë ndeshjes së tyre në grupin E të Leagues Cup.

Dayne St. Clair u tall duke u përpjekur ta acaronte para gjuajtjes së një penalltie kur ekipi i Shqirit, Chicago Fire, po humbiste me rezultatin 1-0.

“Nuk ke b*** të shënosh”, i tha ai yllit të kombëtares së Zvicrës, teksa Shaqiri përgatitej të ekzekutonte penalltinë e tij.

Por, tentativa e portierit kundërshtar për të luajtur me nervat e Shaqirit dështoi me sukses pasi këmbë-majti që ka mbajtur veshur fanellën e Bayern, Inter dhe Liverpool lëshoi një goditje vdekjeprurëse nga 11 metrat.

Shaqiri e hodhi portierin në krahun tjetër të katërkëndëshit për të barazuar rezultatin në 1-1.

Menjëherë pasi shënoi, anësori i Çikagos mori topin dhe buzëqeshi ironikisht përballë portierit që u përpoq të tallej me të.

Në atë që ishte një sfidë plot emocione, United rimori epërsinë katër minuta më vonë kur Bongokuhle Hlongëane shënoi golin e tij të dytë të mbrëmjes, përpara se Arnaud Souquet të barazonte sërish rezultatin pas 11 minutave lojë. Dhe vetëm katër minuta më vonë Kei Kamara ishte gati për të siguruar një fitore jetike për Fire që i vendos ata në krye të Grupit E.


Shtuar 28.07.2023 22:22

Tags: , ,