As Lorik Canën as Robert Berishën, Arjola Demiri zgjedh reperin shqiptar si partner (FOTO LAJM)

Dyshja e njohur e aktorëve, Arjola Demiri dhe Irgen Çela kanë qenë të ftuar në programin e së dielës, ‘E diell’.

Mes shumë pyetjesh rreth profesionit të tyre, gazetari Ervin Kurti zgjodhi t’i bëjë një lojë Demirit duke qenë se ajo ka deklaruar se është një mami beqare.

Arjolës iu desh të zgjidhte midis figurave të njohura të meshkujve të ‘shoëbiz-it’ shqiptar dhe i pari ishte Oni Putstina. Pas shumë emrash të njohur, aktorja e mbylli zgjedhjen e saj me reperin Capital T, duke lënë pas emra shumë të njohur si Dren Abazi, Lorik Cana, Robert Berisha dhe Ermal Mamaqi.


Shtuar 11.05.2020 07:52