Të gjithë sytë tek “kandidatja” për presidente e SHBA (FOTO LAJM)

Vajza e ish-presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka Trump, ka gjetur kohë për të pushuar me familjen e saj.

Ajo është fotografuar në plazh në Majami së bashku me bashkëshortin e saj Jared Kushner dhe djemtë e tyre.

Kujtojmë se 40-vjeçarja shërbeu edhe si këshilltare e Shtëpisë së Bardhe nën administrimin e babait të saj.

Ndërkohë, 41-vjeçari Kushner ishte ai që dukej më i përkushtuar ndaj fëmijëve.

Prej kohësh është folur se ambicia e Ivanka-s, tani është të kandidojë për presidente të SHBA.

Ajo që nuk dihet është nëse do kandidojë në zgjedhjet e ardhshme apo më vonë, pasi e gjitha varet nëse i ati i saj Donald Trump do rikandidojë sërish.