EMRAT/ Jo vetëm Çekaj e Pjetri, kush janë 6 policët që ndihmuan të dënuarit të kryenin arratisje

Prokuroria ka nisur hetimet për 6 efektivë në burgun 313 në Tiranë nga ku u krye tentativa e 3 të dënuarvë për arratisje.

Pjesë nga dosja e arratisjes bëjnë me dije se nën hetim janë vënë efektivët: Gëzim Rramushi, Saimir Shahini, Bashkim Muça, Oldi Myzyzu, Redion Maloku, Edmond Prenga.

“Këta efektivë nuk kanë bërë kontroll fizik të mjeteve dhe pajisjeve që i paraburgosuri Fatmir Pjetri kishte me vete, konkretisht një çantë të kuqe ku ndodhej litari dhe sendet e forta atë të hekurit, në kushtet kur kontrolli para daljes në zonën e ajrimit është detyrim…”- shkruhet ndër të tjera në dosje.

Rikujtojmë se në media qarkullon një foto e Çekajt dhe Pjetrit ku ky i fundit del nga qelia me një çantë i patrazuar në të cilën gjendeshin sendet e forta (leva e hekurit) dhe litari (i bërë nga çarçafët) e burgut. /albeu.com/