Reshjet e shiut dhe vërshimet, tre persona humbin jetën në Ukrainë

Reshjet e shiut i kanë marrë jetën 3 personave në Ukrainë. Rebeshet e shiut dhe vërshimet në pjesën perëndimore të Ukrainës kanë bërë që qindra njerëz të zhvendosen nga shtëpitë e tyre.

Tri rastet fatale u regjistruan në distriktin Verkhovyna të rajonit Ivano-Frankivsk, zonë që është izoluar për shkak të rrugëve të vërshuara.

Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Arsen Avakov, e kanë vizituar zonën e prekur nga vërshimet.

Shërbimet emergjente kanë raportuar se rreth 5,000 shtëpi në 187 fshatra janë të vërshuara.


Shtuar 24.06.2020 13:05