Uzuni: Më duan 5-6 klube, nga më të mëdhatë në Europë

Sulmuesi shqiptar i Lokomotivës së Zagrebit, Myrto Uzuni, pohon në emisionin “Fair Play” në Syri TV se ka oferta nga klube të mëdha evropiane, por pa përmendur emra.

Periudha e karantinës – Ishte diçka e papritur karantina, por jemi stërvitur mirë. Te lokomotiva e Zagrebit u rikthyem më të fortë. Jemi në finalen e Kupës së Kroacisë dhe vetëm 2 pikë larg zonës së Championsit.

Kontrata – Kontrata ime skadon në vitin 2023, por për mua interesohen 5-6 klube nga më të fortat e Europës. Ka dhe klube të Serie A. Mendoj që klubet të mos t’i bëj publike deri sa të konkretizohet. Synimi im është të shkoj sa më lart, pasi ambicia nuk më mungon.


Shtuar 14.06.2020 21:27