Fenomeni “Hyrrem”, jeta reale e aktores e mbushur me skandale dhe vështirësi (FOTO LAJM)

Aktorja Meryem Uzerli është padyshim ndër më të suksesshmët në Turqi e që sot e kësaj dite njihet si “Hyrrem”.

Aktorja gjermano-turke e mori famën pikërisht me serialin “Sulejmani i madhërishëm” që u transmetua nga viti 2011 deri në 2014, jo vetëm në Turqi, por edhe në shumë vende të botës.

Asnjë rol tjetër pas këtij nuk e shuajti shkëlqimin e karakterit të “Hyrremit”, që i dha jetë aktorja Meryem Uzerli.

Ndonëse në serial ajo luante rolin e një gruaje me karakter të fortë, që nuk e mposhtën armiqtë dhe arriti gjithçka që donte, në realitet Meryem ka kaluar një jetë të vështirë.

Aktorja ka treguar që gjatë xhirimeve të serialit filloi të vuante nga sindroma Burnout, nga e cila vuajti shumë, aq sa u detyrua të hiqte dorë nga seriali.

Ndërkohë jeta e saj private nuk po shkonte aspak mirë. Meryem ishte në një lidhje dashurie me Can Ates. Ajo mbeti shtatzënë, por siç ka treguar partneri i saj nuk e donte fëmijën dhe e keqtrajtonte.

Meryem vendosi ta mbajë fëmijën dhe e rriti e vetme vajzën e saj, Lara.

Kohë më parë një foto e saj në vaskë i kushtoi shtrenjtë aktores. Për shkak të kësaj fotoje e cila u cilësua si nudo, kompania menaxhuese e shkëputi marrëveshjen me aktoren.

Ndërkohë në media vazhdimisht Meryem akuzohej për operacione plastike, si fryrje të buzëve apo botoks.
Aktorja për një kohë të gjatë ishte dhe vazhdon të jetë në fokusin e portaleve për jetën e saj të mbushur me skandale, konflikte, por edhe për suksesin që ka arritur në fushën e kinematografisë.


Shtuar 24.06.2020 15:27