Përjashtimi i Berishës, Gjekmarkaj: Basha nuk kishte shteg tjetër (VIDEO)

Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka komentuar sërish vendimin e kreut të demokratëve, Lulzim Basha për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar.

Ky vendim erdhi pasi Berisha u shpall non-grata nga SHBA-të, dhe pyetjes së gazetarëve nëse iu duket i drejtë vendimi i Lulzim Bashës për të përjashtuar nga PD-ja liderin historic të demokratëve, Gjekmarkaj i është përgjigjur duke thënë:

“Nuk kishte mundësi tjetër Lulzim Basha apo PD-ja. Duket se ishte shtegu i vetëm për të kaluar. E kam thënë dhe në një media se Sali Berisha është person i madh politik, beteja për statut që mund të bëjë ai, nuk janë beteja për të, pasi janë të një kalibri të vogël.”, tha ai për mediat pak pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar./albeu.com