Reali bën “vetëvrasje”, mposhtet nga Rayo (VIDEO)

Real Madrid ka bërë një hap fals në luftën për titull.

Los Blancos janë mposhtur 3-2 nga Rayo Valleciano duke humbur dhe kreun.

Sa i përket golave vendasit realizuan me Comesana, por Los Blancos përmbysën shifrat me Modric dhe Militao.

Megjithatë, vendasit barazuan në fund të pjesës së parë me Garcia.

Në pjesën e dytë, Rayo gjeti shënoi golin e fitores me Trejo i cili realizoi me penallti.

Ndërkohë, kjo humbje e mban Realin në vendin e 2 me 32 pikë, 2 pikë më pak se kreu që mbahet nga Barcelona. SHIKO GOLAT /G.D albeu.com/


Shtuar 7.11.2022 23:01

Tags: ,