Ditën e djeshme ishte 20-vjeçari Vlahovic i cili rezultoi pozitiv me COVID-19, ndërsa sot janë zbuluar edhe 3 raste të tjera.
Kështu ka shkuar në 4 numri i të infektuar me koronavirus te skuadra e Fiorentinës.
Njëri është fizioterapisti, Stefano Dainelli, ndërkohë që dy të tjetër janë futbollistët Patricks Cutrone dhe German Pazella.
Fiorentina bën me dije se të gjithë këta ndodhen në shtëpitë e tyre të izoluar dhe janë në gjendje të mirë.
Kështu rritet numri i lojtarëve të Serie A që kanë dalë pozitivë në Serie A.
I pari ishte Daniele Rugani i Juventusit, për t’u pasuar nga Manolo Gabiani i Sampdorias, ndërsa tani sa vjen dhe po shtohen personat e prekur.