Zbulohet arsyeja pse Bruno ja mori penalltinë Ronaldos (VIDEO)

Man United  mund të kishte marrë një pikë të shtunën ndaj Aston Villas por Bruno Fernandes gaboi nga pika e bardhë.

Meqë Cristiano Ronaldo ishte në fushë, shumë pyetje u shtruan se pse pesë herë lojtari më i mirë në botë nuk mori përsipër ekzekutimin.

Një shpjegim për këtë ka dhënë trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, i cili ka treguar se si është vendosur për këtë gjë.

“Ekzekutuesi vendoset para ndeshjes. Unë do të vija bast me vdekje në Bruno Fernandes që do të shënonte. Ai është djalë i fortë, kjo nuk do t’i ndikojë”, ka thënë Solskjaer.

Fernandes ka gjuajtur 23 penallti për Manchester United, duke shënuar 21 prej tyre dhe duke humbur dy. /albeu.com/


Shtuar 27.09.2021 22:04