Aksident tragjik në Elbasan, makina përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan pranë metalurgjisë ku një makinë ka përplasur për vdekje një këmbësor.

Burimet bëjnë me dije se viktima është Genci Fero, ndërsa drejtuesi i mjetit që ka përplasur viktimën është Kejdi Ranxha.

Policia është nisur drejt vendngjarjes për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Njoftim policie

Rreth orës 18:50, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgjik, shtetasi K. R., 27 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar automjetin tip “Benz”,ka aksidentuar shtetasin G. F., 41 vjeç, banues në Elbasan, këmbësor.
Si pasojë shtetasi G. F., ka ndërruar jetë, gjatë transportimit me ambulancë për në spital.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit/albeu.com


Shtuar 9.12.2022 19:04