Eksperiencës te City i ka ardhur fundi, një opsion në Serie A për Gundogan

Sipas Sky Sports, mesfushori gjerman i Manchester City-t ka ngjallur interesin e Romës së Jose Mourinhos.

Të gjitha rrugët të çojnë të largimi i tij nga “citizens” dhe një nga opsionet për të ardhmen është edhe Serie A.

Gundogan ka edhe një vit kontratë, por ai nuk ka ndërmend të rinovojë dhe do të kërkojë ta shesë atë gjatë këtij afati kalimtar për të mos e humbur falas vitin e ardhshëm.

Vlera e tij në treg momentalisht sipas Transfermarket është 35 milion euro. /albeu.com


Shtuar 14.06.2022 17:30