Përsëritet historia në Suedi, rrëzohet avioni me parashutistë, vdesin të gjithë

Një avion është rrëzuar në Suedi dhe për pasojë të 9-të personat e ndodhur në bord janë gjetur të vdekur.

Policia tha se aeroplani, kishte në bord parashutistë dhe një pilot. Avioni u rrëzuar afër pistës në aeroportin e Orebro menjëherë pas ngritjes dhe mori flake.

Një aksident i ngjashëm ka ndodhur edhe në vitin 2019, ku 9 persona vdiqën në Suedinë veriore ndërsa po transportonte parashutistë.

Sipas hetimeve paraprake, avioni kishte me shumë ngarkesë sesa duhet

 


Shtuar 9.07.2021 10:07