Primaret në PD/ Luçiano Boçi prezanton kandidaturën për bashkinë e Elbasanit

 Nënkryetari i Partisë Demokratike dhe deputeti i Luçiano Boçi ka prezantuar ditën e sote kandidaturën në Primare për Bashkinë e Elbasanit.

Në një deklaratë për mediat ai tha se i ka “borxh” qytetit të Elbasanit për t’i sjellë një jetë më të mirë.

“Dua ta angazhohem bashkë me qytetarët që t’i kthejmë qytetit harmoninë e dikurshëm, shkëlqimin dhe ngjyrat reale të jetës së përditshme. E di që beteja ime nuk është e lehtë, është betejë me pushtetin, korrupsionin, paratë e pista, Edi Ramën, por me mbështetjen e qytetarëve unë do ia dal”, u shpreh ai mes ë tjerash.