Propozimi francez, Rama mesazh maqedonasve: Vëllezër, pranojeni!

Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar qyetetarëve të Maqedonisë së Veriut të pranojnë propozimin francez, pasi hap rrugën e integrimit në BE.

“Propozimi i fundit francez, i cili është edhe përfundimtari, i jep Maqedonisë së Veriut mundësinë e një pranimi pa rezervë dhe hap rrugën e nisjes zyrtare të negociatave për anëtarësimin e të dy vendeve në Bashkimin Europian! Vëllezërve maqedonas&shqiptarë në MV u them: Pranojeni!”, tha Rama.

 

Njoftimi i qeverisë maqedonase:

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme, nga Presidenca Franceze ka arritur propozim me ide që i referohen qëndrimeve dhe pozcioneve tona të shprehura publikisht”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Kjo është baza për hapjen e një procesi të gjerë konsultativ fillimisht në Qeveri dhe partnerët e koalicionit, e më pas me Presidentin, Parlamentin dhe opozitën, si dhe me sektorin civil, ekspertin dhe publikun e gjerë në vend.

Ashtu siç premtuam, vendimin për të ardhmen tonë do ta marrim bashkërisht, sipas meritave, në përputhje me interesat strategjike të vendit dhe të gjithë qytetarëve në vend.

Ne dëshirojmë të falënderojmë Presidentin Macron dhe Presidencën franceze për përpjekjet e tyre për të kapërcyer pengesat dhe për të ruajtur besueshmërinë evropiane në Ballkan./albeu.com


Shtuar 30.06.2022 17:01