Lufta kundër Ukrainës, Rusisë i bashkohen mbi 40 mijë sirianë me pagesë

Rusia po rekruton luftëtarë nga Siria me përvojë në luftëra urbane për të luftuar kundër Ukrainës. Më shumë se 40 mijë militantë sirianë janë regjistruar deri më tani nga Rusia, sipas raporteve nga Observatori Kombëtar për të Drejtat e Njeriut, për tiu bashkuar ushtrisë ruse në luftën kundër Ukrainës.

“Deri më tani, më shumë se 40 mijë luftëtarë janë regjistruar në listat e rekrutimit”, duke argumentuar se këta nuk janë “vullnetarë”, por do të marrin rrogë.

Rekrutimi i sirianëve po zhvillohet në Damask dhe Aleppo.


Shtuar 14.03.2022 11:09