Ky detaj zbuloi se Luana i rrëmbeu “Big Brother VIP” Arbana Osmanit? (FOTO LAJM)

“Big Brother VIP” do të fillojë së shpejti dhe ky lajm është tashmë i konfirmuar. Ndryshe nga herët e tjera, këtë vit spektakli do të bëjë pjesë të shtëpisë më të madhe njerëz të famshëm, të cilët duhet të mësojnë të jetojnë larg komoditeteve të jetës së përditshme.

Por tashmë mbetet në pikëpyetje se kush do e drejtojë spektaklin. Për vite me radhë “Big Brother” ka qenë ekskluzivitet i Arbana Osmanit, por së fundmi emri i Luana Vjollcës ka qenë një ndër emrat më te perfolur për të marrë drejtimin e BB.

Një InstaStory i disa ditëve më parë nga Luana Vjollca ka ngritur dyshimet se ajo do të jetë moderatorja.
Luana ka shkrepur disa foto njësojë si logo e “Big Brother” ku thekson syrin dhe mbishkrimi gjithashtu e lidh me emisionin.
“Po të vëzhgoj”, shkruan Luana dhe tani të gjithë janë të sigurt se ajo do të moderojë “Big Brother VIP”./albeu.com/


Shtuar 19.05.2021 15:55