Zyrtari amerikan: Nuk kemi parë forca Bjelloruse të luftojnë në Ukrainë

Zyrtarët amerikanë nuk i kanë parë trupat bjelloruse të jenë gati për të lëvizur në Ukrainë ose që po lëvizin ose janë në Ukrainë, u tha gazetarëve të hënën një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane.

“Forcat brenda Ukrainës janë ruse. Presidenti rus Vladimir Putin ka pak më pak se 75% të fuqisë luftarake që ai kishte mbledhur për këtë pushtim brenda Ukrainës tani”, tha zyrtari.

CNN raportoi më herët se inteligjenca ukrainase tregon  gatishmërinë e bjellorusisë që ndoshta të marrë pjesë drejtpërdrejt në pushtimin e Ukrainës, përveç lejimit të rusëve të përdorin territorin e tyre si dhe lejimin e tyre të kalojnë kufirin.

Një burim i dytë i afërt me qeverinë ukrainase i tha CNN se përveç inteligjencës ukrainase, administrata e Biden i ka përcjellë gjithashtu qeverisë ukrainase se Bjellorusia po përgatitet të pushtojë Ukrainën.