Braktisi dy fëmijët dhe inskenoi pengmarrjen, 28-vjeçarja gjendet e martuar me të dashurin e ri në Elbasan

Ajo që u raportua si një rrëmbim nga 4 burra, ishte thjeshtë një histori dashurie e komplikuar. Policia ka gjetur Arjeta Caulin, e raportuar e zhdukur nga vëllai I saj. Nëna e dy fëmijëve u zhduk pa gjurmë ndërkohë i rrëfeu kushërirës së donte të shihtë fëmijët dhe se ishte rrëmbyer nga 4 persona.

Por e vërteta është totalisht e kundërta!

28 vjeçarja ka lënë dy fëmijët dhe burrin me të cilin ishte në proces divorci dhe është larguar me të dashurin e saj në Labinot Katund, ku pretendon se ishte martuar.

Sapo kishte lënë punën ditën e hënë, 28-vjeçarja kishte ikur me të dashurin që ishte kthyer nga Italia, me të cilin ishte njohur nëpërmjet “Facebook”-ut.

Ajo jetonte në familjen e tij si nuse e shtëpisë. Ndërkohë që familja e djalit e kishte mirëpritur si nuse të djalit të tyre dhe janë çuditur kur policia iu ka shkuar në shtëpi për të kërkuar nënën e dy fëmijëve.

Policia e ka shoqëruar në polici 28-vjeçaren, ku është marrë në pyetje. Mësohet se gruaja e re nuk i kishte treguar bashkëshortit të ri dhe as familjes së tij se ishte në proces divorci dhe se kishte dy fëmijë.

Dëshmia e 28-vjeçares:

Nuk i kisha thënë familjes së të dashurit që isha në proces divorci dhe kisha dy fëmijë. Do ja thosha në një moment të dytë.

Lidhur me dëshminë e të vëllait që ka bërë dhe denoncimin në polici për zhdukjen e saj, 28-vjeçarja është shprehur se nuk ka pasur marrëdhënie të mira me të.

Vëllai s’kishte pse dilte në televizor. Unë me të s’kam pasur marrëdhënie të mira. Unë ika vetë, e dua shumë djalin me të cilin ika”, ka thënë nëna e dy fëmijëve.
Ndërkohë policia ka bërë të ditur se pas verifikimeve ka rezultuar se 28-vjeçarja ka shkuar në spitalin e Elbasanit dhe mjekët kanë thënë se vajza është paraqitur me kriza nervore dhe i kanë bërë qetësues.

Ndërkohë telenovela e gruas së re, do të sjellë dhe një procedim penal për të. Policia e ka proceduar 28-vjeçaren për ‘braktisje të fëmijëve“, megjithëse ajo ka deklaruar se do të shkojë sërish tek i dashuri.

Do shkoj prapë tek i fejuari në Labinot Katund. E dashuroj dhe nuk ndahem prej tij”, ka thënë ajo. /albeu.com/