Vrau nipin 12-vjeç, reagon policia: Si ndodhi ngjarja në Shkodër

Pak minuta më parë një 12-vjeçar me inicialet B.J humbi jetën pasi u qëllua aksidentalisht për vdekje nga xhaxhai i tij.

Ndërkohë ka ardhur edhe reagimi i policisë për ngjarjen e rëndë.

Sipas policisë në momentin që ndodhi ngjarja 68-vjeçari ka qenë duke pastruar armën e cila është shkrepur.

Gjithashtu policia bën me dije se nga e shtëna ka mbetur i plagosur edhe vetë Vlash Jakaj në dorë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 09.08.2022, rreth orës  21:55, në fshatin Samrisht, Shkodër,  nga të dhënat paraprake dyshohet se aksidentalisht duke pastruar çiften, shtetasi V.J, 68 vjec, ka vrarë me armën e gjahut nipin e tij B.J, rreth 10 vjeç.

Nga e shtëna aksidentale  është plagosur në dorë dhe vetë shtetasi V.J.  jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje  po shkon grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë,  për  kryerjen e veprimeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com/